| Historia |
|
Historia e Kishes ‘Drita e botes’ filloi ne 2001, ne nje zone qe quhet Shkoze e cila eshte rritur jashte unazes urbane te Tiranes, kryeqytetit te Shqiperise. Kisha filloi kur nje familje Shqiptare e Krishtere nga Shkoza ftuan Xhorxh dhe Hermelinda Damasceno nje cift Brazilian kishembjelles per te filluar nje kishe ne komunitet, komuniteti ishte duke u rritur ndersa shume e shume njerez levizen nga fshatrat rurale te Shqiperise per ne kryeqytet ne kerkim te nje pune me te mire dhe per para. Kjo eshte nje tendence e cila ka qene duke ndodhur gjate gjithe 15 viteve te fundit ne Shqiperi ose qe nga fundi i kohes se komunizmit. Nje risi tjeter qe ka ndodhur eshte rritja e kishes ungjillore. Nen regjimin komunist te gjitha aktivitetet fetare ishin te ndaluar, por kur erdhi demokracia, kufinjte u hapen, dhe me ardhjen e misionareve edhe kishat u rriten ne nje mase fenomenale gjate gjithe vendit. Ne 2001 Shkoza po rritej. Bektashinjte (nje degezim i njerezve muslimane – shume popullor ne Shqiperi) tashme kishte piketuar Shkozen si bazen e tyre per tu zhvilluar ne te gjithe vendin keshtu qe per kishen ungjillore dukej nje vend i pershtatshem per te qene prezent ne komunitet. Familja sugjeroi qe kisha mund te zhvillonte takimet ne katin e pare te shtepise se tyre, ne ate kohe kati i pare nuk kishte mure dhe dyshemeja nuk ishte shtruar. Xhorxh filloi te flase me njerezit ne komunitet dhe mbas disa muajsh nje grup i vogel njerezish erdhen per te degjuar me shume per Jezusin. Takimet e para filluan ne kte ndertese pa mure, por perfundimisht muret u perfunduan por dyshemeja u shtrua pas nje kohe te gjate, keshtu qe kisha perdori hyrjen me dysheme prej betoni. Nje strategji tjeter e Xhorxh ishte te mundesonte kurse dhe projekte per komunitetin dhe ai e beri kte me kurse te gjuhes Angleze dhe kurse kompjuteri. Kurset e kompjuterit filluan me nje kompjuter Windows 95 rreth te cililt njerezit mblidheshin per ta pare si punon. Energjia ishte kaq e dobet saqe familja qe banonte ne katin e siperm duhej te fikte te gjitha pajisjet elektrike ne menyre qe te punonte kompjuteri. Ndersa kurset u bene me popullore Xhorxhi ishte ne gjendje te ngrinte fonde per te blere kompjutera te rinj dhe te perfundonte ndertesen. Ne 2006 Graham dhe Mairi McBain ju bashkuan kishes ‘Drita e Botes’. Me perpara ata kishin drejtuar nje kishe te vogel Baptiste ne Dagenham, ne Londren Lindore dhe ishin pjese e ndryshimit ne kishe te ciles ju bashkuan familje te reja vendase. Ata gjithmone kishin ndjere thirrjen e Perendise per te punuar jashte dhe keshtu mbas kater vitesh ne Dagenham ata ju bashkuan BMS World Mission per kishembjellje ne Shqiperi. Xhorxh dhe familja e tij ishin duke e lene Shqiperine dhe deshironin te ishin te sigurte qe puna qe ata kishin bere do te vazhdonte; Graham dhe Mairi po kerkonin per nje mundesi per te sherbyer, keshtu ata punuan se bashku me Pastor Xhorxh per disa muaj me pas morren nen drejtim kishen mbasi Pastor Xhorxh u largua. |
Burime te njohura
Burimet me te fundit
Vendodhja jone
Drita e Botës. Kisha Baptiste.
Shkozë. Tirana. Albania
| cel: | +355(0) 69 40 44 262 |
| email: | click here |
| skype: | dritaebotes |
